eLAB Pran Meje
Caktoni terminin tani

Shërbimi Mobil për Marrjen e Gjakut

Mund të caktoni termin për dhënien e mostrave tuaja nga shtëpia ose nga vendi i punës.

Shiko Videon

MARRJA E GJAKUT NGA EKIPI MOBIL

Shërbimet tona mobile

Ju mund të përdorni lehtësisht shërbimin tonë mobil të marrjes dhe të analizës së gjakut, në vendndodhjen tuaj. Ky shërbim ofrohet nga ekipet mobile të eLAB, të përbëra nga stafi i besueshëm dhe i specializuar.

eLAB është gjithmonë me ju, pa pasur nevojë të vizitoni degët tona; kurdo që dëshironi të merrni shërbim në shtëpinë ose vendin tuaj të punës. Ju mund të caktoni një termin për marrjen e mostrave nga shtëpia ose vendi juaj i punës.

Informata të detajuara

Pyetjet që shtrohen shpesh

A ËSHTË E NEVOJSHME TË CAKTOHET TERMINI PARA SE TË SHKONI PËR TEST NË LABORATOR?

Disa teste të veçanta të ngarkimit, kryhen nën mbikëqyrjen e mjekut në kohë të caktuara të ditës. Nëse keni këtë lloj testi, paraprakisht konsultoheni me laboratorin dhe të merrni informata lidhur me testin.

  • Testet e ngarkimit të glukozës 
  • Testet e supresimit (bllokimit) së hormonit të rritjes
  • Testet e stimulimit të hormonit të rritjes
  • Testet e supresimit (bllokimit) së kortizolit
  • Testet e stimulimit të kortizolit
  • Testi i GnRH
SA ZGJATË KRYERJA E ANALIZAVE?

Kjo kohë ndryshon varësisht nga analiza e bërë. Rezultatet e të gjitha analizave të gjakut që janë rutine, përgatiten në orën 17:00 të së njëjtës ditë. Por në rast se mjeku juaj ose ju dëshironi që analizat të kryhen urgjentisht, për këtë njoftojeni laboratorin dhe informohuni se sa kohë do të duhet për të marrë rezultatet. Disa analiza kërkojnë kohë për t'u përfunduar, sepse ato kryhen në ditë të caktuara të javës, në kuadër të një programi. Kur të vini në laboratorin tonë, ju lutemi informohuni nga recepsionistët se kur do të jenë gati rezultatet.

 

A MUND TË SHOH REZULTATET E MIJA LABORATORIKE NË INTERNET?

Rezultatet e analizave laboratorike mund t'i merrni përmes e-mailit. Për një gjë të tillë, në faqen tonë të internetit shkoni te pjesa e rezultateve online, dhe plotësoni të dhënat e kërkuara. Por edhe gjatë regjistrimit nëse zgjidhni opsionin e pranimit të rezultateve përmes e-mailit, ato do t’ju dërgohen në e-mail.

Shfaq të gjitha
Ne përdorim cookies për t'ju ofruar një përvojë më të mirë. Nëse vazhdoni të përdorni faqen e internetit, ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë.
Informatave të detajuara mund t'i qaseni nga faqja jonë Politikat e cookies.
Ne rregull